Kryetari i Komisionit të LSDM-së për shëndetësi, Venko Filipçe, kryetarja e Forumit të grave, Snezhana Kaleska – Vançeva dhe kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovski, mbrëmë morën pjesë në shfaqjen dokumentare teatrale “Gratë”, që u mbajt në Teatrin popullor “Vojdan Çernodrinski”, me rastin e 4 shkurtit – Ditës botërore për luftë kundër kancerit, në organizim të Forumit të grave të DG LSDM Prilep.
Para fillimit të shfaqjes, Filipçe u bëri thirrje të pranishmëve të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore dhe me ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik të kujdesen për shëndetin e tyre. Ai u bëri porosi të gjithë atyre burrave dhe grave të cilët luftojnë me kancerin se nuk janë vetëm dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja po zhvillon politikë të vërtetë shëndetësore për përmirësimin e shëndetit të të gjithë qytetarëve.
“Tani të gjitha medikamentet janë me certifikatë për cilësi. Për herë të parë të gjitha gratë me kancer në gji kanë terapi. Siguruam mbi 30 molekula terapi të shtrenjtë biologjike, e cila paraqet hap të rëndësishëm dhe goditje të fuqishme në luftën kundër kancerit. Sollëm risi, ajo është leximi i dyfishtë i mamografive nga dy lexues të pavarur-radiologë. Do të doja të potencoj se për herë të parë siguruam edhe mbështetje psikologjike për pacientët, sepse mbështetja psikologjike është një ndër segmentet më të rëndësishme për mjekim të suksesshëm të sëmundjeve”, deklaroi Filipçe.
Kryetarja e Forumit të grave Kaleska-Vançeva theksoi se LSDM si parti politike çdoherë, ideologjikisht është e përkushtuar në vlera, e ajo është kujdesi për shëndetin e qytetarëve tanë.
“Zgjidhja e çdo problemi fillon atëherë kur ne do të kuptojmë se kemi problem dhe kur do të flasim zëshëm. Sëmundja është problem si edhe çdo tjetër. Duhet të njihet në mënyrë që të zgjidhet. kanceri nëse diagnostifikohet me kohë mund të fitohet. Dëshiroj në emër të organizatës sime të them se LSDM si parti çdoherë ideologjikisht është e përkushtuar në vlera, e ajo është kujdesi për shëndetin e qytetarëve tanë. Sa është institucionale, aq është edhe individuale. LSDM dhe Forumi i grave edhe më tutje do të vazhdojë me kujdesin e vërtetë dhe me ngritjen e vetëdijes për kujdes të shëndetin tonë, por edhe krijim të politikave të vërteta në mënyrë që të mund të flasim për popull të shëndoshë”, tha Kaleska-Vançeva.