Filipçe: Të gjitha vaksinat që janë pjesë e Covax janë treguar efektive

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili sot me rastin e 100 ditëshin e Qeverisë mori pjesë në takimin me Kryeministrin dhe përfaqësuesit e partive të tjera në Qeveri, informoi për vaksinën dhe nënshkrimin e vendit tonë në mekanizmin e grupit Covax, përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarjen e barabartë të vaksinave në të gjitha vendet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“Ne kemi siguruar 833 mijë doza për 400 mijë qytetarë që do të vaksinohen dy herë gjatë muajit mars. Të gjitha vaksinat që janë pjesë e sistemit Covax kanë provuar efekte të mira dhe sasi të mjaftueshme të antitrupave”, tha Ministri Filipçe.

Duke iu referuar situatës së coronavirusit, situatës serioze me valën e vjeshtës, partnerët e koalicionit riafirmuan dhe ripohuan angazhimin e qeverisë për të vepruar shpejt dhe në mënyrë efektive në riparimin e pasojave ekonomike dhe shëndetësore.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Zoran Zaev përmblodhi aktivitetet në këtë periudhë dhe njoftoi disa nga hapat e ardhshëm të Qeverisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe ndihmën për ekonominë.

“Realizuam huanë me Bankën Botërore e cila siguroi fonde për ndërtimin e 16 qendrave spitalore modulare në 16 qytete. Miratuam rishikim të Buxhetit për vitin 2020, i cili siguroi fonde për zbatimin e paketës së katërt të masave ekonomike me vlerë 470 milion euro, para që përfundojnë përsëri në ekonomi, përsëri te qytetarët”, tha kryeministri Zaev.

Marketing