Filipçe: Të lënduarit në aksidentin në Leskoc do të sillen në Maqedoni

Trupat e tre viktimave nga Maqedonia nga aksidenti që ndodhi në Leskoc natën mes të shtunës dhe të dielës, do të sillen në Maqedoni, ndërsa rreth 15 persona ende janë për mjekim në Nish dhe në Leskoc.

Marketing

Pacientët të cilët morën lëndime më të lehta janë në gjendje të mirë shëndetësorë dhe mund të kthehen në Maqedoni, tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili njoftoi se ka biseduar me drejtorin e spitalit në Leskoc.

Gjashtë personat më rëndë të lënduar ende gjenden në Qendrën klinike në Nish, të gjithë të tjerët janë në gjendje stabile jashtë rrezikut për jetë.

“Në Qendrën Klinike të Nishit janë shtruar 6 pacientë me lëndime serioze, prej të cilëve njëri është transferuar nga Reparti i kujdesit intensiv, ndërsa pesë prej tyre edhe më tej janë nën kujdes intensiv. Nga pesë pacientët, dy prej tyre janë në aparate respiratore, pra për frymëmarrje, paramatrat e tyre vitale janë stabile dhe besoj se edhe gjendja e tyre do të përmirësohet. Sot na njoftuan se janë përgatitur për transport pacientët të cilët kanë pasur lëndime të lehta, ndërsa ne këtu do të ndërmarrim masa”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në mesin e të lënduarve është edhe shoferi i Kompanisë “Eurobus” nga Struga. Ai gjendet në spitalin e Leskocit, nën shoqërim të policisë, nën dyshimin se është përgjegjës për aksidentin që la 3 viktima dhe 32 të lënduar. Ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet e aksidentit.