Filipçe: Vaksinat nga Serbia me import intervenues

Sasitë e para të vaksinave anti Kovid do të arrijnë nga Serbia nëpërmjet importit intervenues, bën të ditur ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe. Ai sqaron se ndryshimi në Ligjin e Barnave bëhet për shkak të politikës globale të kompanisë “Fajzer”, e cila insiston që aplikues për regjistrimin e vaksinës të jetë përfaqësia e tyre me seli në Holandë.

Marketing

“Serbia është vendi i vetëm në rajon që ka përfaqësi lokale të “Fajzer” dhe kjo në njëfarë mënyre ua përshpejtoi punët. Por, edhe kjo nuk është pengesë, të vetëdijshëm se rregullativa jonë ligjore është e tillë, prodhuesi “Fajzer”, u pajtua që sasitë e para të vaksinave që do të vijnë në vendin tonë edhe përkundër marrëveshjes direkt dhe nëpërmjet ndihmës nga Serbia të vijnë nëpërmjet të ashtuquajturit import intervenues, për çka ka rregullativë ligjore dhe për këtë nuk nevojitet regjistrim.”,– sqaron ministri, sipas të cilit për importin e vaksinave nga Serbia po pritet miratim nga kompania “Fajzer” për import intervenues.

“Jemi në komunikim intensiv me kompaninë në dy ditët e kaluara, paralelisht në bisedimet lidhur me marrëveshjen tonë direkte, tani pritet që të lejohet ajo sasi nga Serbia që të dërgohet në vendin tonë. Kjo do të thotë se Kompania “Fajzer” mban llogari për të gjitha sasitë që i distribuon në vend se në çfarë mënyre dërgohen në ndonjë vend tjetër”.

Sa i përket ndryshimit në Ligjin për barna ministri ka kontaktuar me deputetët opozitarë të cilët parimisht kanë shprehur mbështetje dhe gatishmëri për konstruktivitet.

Serbia RMV-së i ndihmon edhe në regjistrimin e vaksinave

Krahas sigurimit të 8000 vaksinave anti Kovid, Serbia shprehet e gatshme t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut edhe në regjistrimin e vaksinës. Po ashtu Serbia ofron që mjekët nga vendi të munden të vaksinohen edhe në Serbi, theksoi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Serbia ndihmon edhe në regjistrimin e vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe këtij vendi fqinj i është ofruar që mjekët nga zona e kuqe të vijnë në Serbi dhe të vaksinohen këtu. Ekziston luftë e madhe për vaksinat. Mund të ketë problem, nuk bëhet fjalë vetëm për blerjen dhe dorëzimin e vaksinave, është i nevojshëm edhe regjistrimi, plani për vaksinim.”,- tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Marketing