Filkov: Fillojmë me procesin për Këshillin Gjyqësor funksional dhe të pavarur nga ndikimet politike

Sot u mbajt debati i parë nga seria e debateve profesionale për draft ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, të përgatitura nga grupi i punës i formuar nga Ministria e Drejtësisë. Ngjarja është organizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të projektit “Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit”.
Kjo është vetëm një nga disa ngjarjet konsultative të publikut profesional të cilat Ministria e Drejtësisë ka planifikuar të organizojë, me qëllim që të sigurohet proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e kornizës ligjore që rregullon funksionimin e Këshillit Gjyqësor.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve tha se Këshilli Gjyqësor duhet të funksionojë vetëm në shërbim të drejtësisë dhe ky trup duhet të reformohet dhe të punojë me integritet të lartë, duke u fokusuar në profesionalizëm dhe respektimin rigoroz të sundimit të ligjit.

Marketing

Është e qartë se deri më tani funksionaliteti i Këshillit Gjyqësor është vënë në pikëpyetje disa herë. Fillojmë me proces të hapur dhe transparent me praninë e publikut profesional, organizatave ndërkombëtare si dhe një pjesë e organizatave joqeveritare për gjetjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme për Këshill Gjyqësor funksional, mbi të gjitha të pavarur, i çliruar nga çdo ndikim politik”, deklaroi Ministri i Drejtësisë Igor Filkov.
Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të shërbejnë si bazë për përmirësimin e mëtejshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për këshillin gjyqësor. Diskutimet do të jenë gjithëpërfshirëse, do të përfshijnë të gjithë faktorët relevantë dhe do të kenë qëllim krijimin e zgjidhjeve që do të garantojnë pavarësinë e këtyre institucioneve.
Pritet që katër debatet e planifikuara, të përfundojnë deri në fund të dhjetorit, pas së cilës do të dalin me zgjidhje konkrete.

Marketing