Sot, në Komisionin për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilin kryesoi kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, u prezantua Programi dhe prioritetet për punën e kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian në periudhën janar-qershor 2019 të prezantuara nga ana e Ambasadorit të Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Viorel Stanilla.
Kryetari i Komisionit z. Grubi, duke ia uruar Rumanisë marrjen e kryesimit me BE-në, theksoi se është e ngarkuar me sfida të shumta siç janë zgjedhjet e ardhshme evropiane, BREGZITI etj.
Megjithatë, Grubi theksoi se, BE-ja duhet t’i valorizojë rezultatet e arritura që i ka bërë Maqedonia në periudhën e kaluar, dhe atë, para së gjithash, realizimi i Marrëveshjes së Prespës me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin, me të cilën u tejkalua kontesti me emrin me Republikën e Greqisë, si dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Republikën e Bulgarisë.
Gjithashtu, e theksoi si të rëndësishme hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me çka u finalizua implementimi i plotë i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, i cili, gjithashtu, ishte pjesë e kritereve politike dhe kusht për anëtarësim në BE.
Ambasadori Stanila theksoi se Rumania do të jetë mbështetëse e fuqishme e projektit evropian për BE-në, i cili duhet të t’u përgjigjet sfidave të sotme. Për agjendën e kryesimit të Rumanisë informoi se do të fokusohet në katër prioritetet kryesore: Evropa në konvergjencë, Evropë më të sigurt, Evropa, aktor më i fuqishëm global dhe Evropë e vlerave të përbashkëta.
Në lidhje me Procesin e zgjerimit të BE-së, theksoi se Kryesimi i Rumanisë vëmendje të veçantë i kushtoi Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të sigurohet stabiliteti, siguria dhe zhvillimi i fqinjësisë së drejtpërdrejtë të BE-së. Perspektiva evropiane për partnerët në rajon duhet të avancohet, në bazë të meritave të tyre personale dhe kritereve të parashtruara.
Fjalime hyrëse për temën patën edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni, z. Zhbogar dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, dr. Osmani.
Ambasadori Zhbogar i përshëndeti marrëveshjet e arritura për bashkëpunim me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe ndryshimet kushtetuese, të miratuara në Kuvend, me sugjerimin se vendi duhet fuqishëm të punojë në hartimin dhe miratimin e ligjeve reformuese në dy muajt e ardhshëm, para fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Pastaj, e theksoi rëndësinë nga zbatimi i ligjeve në jetën e përditshme të qytetarëve. Gjithë kjo është me rëndësi që në kornizat e Kryesimit të Rumanisë, Këshilli miratoi vendim pozitiv për fillimin e negociatave në qershor.
Në diskutim për prioritetet rumune morën pjesë edhe koodinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, z. Ejup Alimi, si dhe përfaqësuesja e LSDM-së, znj. Jagoda Shahpaska dhe e VMRO-DPMNE-së, znj. Magdalena Manaskova. Në diskutimet e tyre ishte theksuar mbështetja konsensuale e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për aderimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë. Në këtë kontekst, ishte kërkuar që vendi t’i fillojë negociatat për kapitujt sa më shpejtë.