Fillim i suksesshëm i projektit për lëshim mobil të dokumenteve të udhëtimit për diasporën në Slloveni

Filluan me punë stacionet bazë dhe mobile për përpunimin dhe dorëzimin e dokumenteve të udhëtimit shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Me pajisjet e reja në Përfaqësitë tona diplomatike-konsullore, ka filluar procedurë me e lehtë dhe më e shpejtë për marrjen e dokumenteve të udhëtimit, gjë të cilën e konfirmojnë vetë shtetasit tanë në Slloveni.

Marketing

Ju falënderojmë shumë për procedurën e shpejtë të lëshimit të pasaportave tona! Edhe njerëz të tjerë janë të kënaqur me shërbimin e shpejtë”.

“Jam shumë i befasuar që procedura për lëshimin e pasaportave të reja ishte aq e shpejtë. U befasova kur mora një mesazh në telefon, shkruante: Ejani ta merrni pasaportën!” theksuan shtetasit tanë, gjatë marrjes së pasaportave të reja në Ambasadën në Lubjanë.

Për efikasitetin dhe procedurën e lehtësuar për tu pajisur me pasaportë, gjë që është e mundësuar me vendosjen e stacioneve bazë u shpreh edhe Ambasadorja, Suzana Zelenkovska:

“Jetojmë në kohë sfidash të mëdha- shëndetësore, ekonomike dhe sociale. Në këtë drejtim vendi ynë u kujdes që shërbimi për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në Ambasadë për këtë kategori të shtetasve tanë, procedura të lehtësohet dhe të shkurtohet dhe të zgjasë nga dy deri në tri javë. Në këtë mënyrë rritet edhe efikasiteti ynë në punë ashtu edhe kënaqësia e qytetarëve tanë nga marrja në kohë e dokumenteve të udhëtimit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në gusht i promovoi nëntë stacionet bazë dhe katër stacionet mobile, që u vendosën në vendet ku më së shumti është e pozicionuar diaspora jonë. Përmirësimi i shërbimeve për diasporën është një nga prioritetet e MPJ-së, për të cilën bëhen përpjekje maksimale. https://www.facebook.com/445469652211682/posts/4517579625000644/

Marketing