Fillimi i bisedimeve BE-RMV, Osmani: BE në test, Bullgaria rol të madh

Fillimi i bisedimeve me Brukselin nuk varet nëse ndahemi nga Shqipëria ose qëndrojmë bashkë, por se si do të vendosin vendet anëtare të BE-së, kur kemi parasysh në këtë rast rëndësinë e pozicionit të Bullgarisë ndaj vendit tonë, thotë ministri i jashtëm Bujar Osmani.

Marketing

Thekson se shteti i plotësoi të gjitha kushtet dhe tani është rradha e BE-së të koncentrohet tek ne. Muri për fillimin e bisedimeve jo vetëm që u bë simbol i aspiratave tona por edhe u shndërua në test për kredibilitetin e BE-së, thkeson ai. Ndërkohë vlerëson se bisedimet me Sofjen duhet të vazhdojnë edhe me qeverinë teknike, për të kapur shanset që i ofron samiti i qershorit dhe korrikut i Këshillit të BE-së.

“Ne nuk mundemi të ndikojmë nëse Shqipëria do ti fillojë bisedimet ose jo? Kjo është mes Shqipërisë dhe BE – së. Çështja është nëse RMV nuk duhet ti fillojë bisedimet? Sytë e opinionit të rajonit janë kthyer kah ne të cilët na shohin si test për dinjitetin e këtij procesi të zgjerimit? Ata presin të shohin se si do të përgjigjet BE për tregimin tonë autentik që nuk është tipik i thejshtë… Eksluzivisht varet nëse Bullgaria do të jep pajtim për kornizën negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pa marrë parasysh korelacioni i Shqipërisë me BE” – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Këto komente ministri Osmani i tha në vigjilje të 9 –Majit, ditës së Evropës me ç’rast të rinjë e tubuar para Minisitrisë së Jashtme lexuan letër dedikuar organeve të BE-së, me mesazhin: Ne realizuam, rradhën e ka Unioni të realizojë premtimin