Zëvendëskryeministri Bujar Osmani nuk fsheh gëzimin e tij të madh për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Vetëm edhe 12 orë deri te vendimi i madh i Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve.
Kuptoj që keni tjera derte tash por 15 vite e kemi pritë këtë ditë, 11 herë jemi refuzuar dhe tani po jetojmë orët e fundit të pritjes.
Korona do kalon por vendimi i nesërm do ndryshon jetën e çdo individi dhe çdo familje!”, ka shkruar Osmani në facebook.