Në Ohër sot filloi Dialogu i Ohrit nikoqir i së cilit është kryeministri Zoran Zaev, ndërsa mbahet në organizim të përbashkët të Këshillit Atlantik dhe Grupit të Ohrit.
Në pritjen joformale me të cilën u shënua fillimi i dialogut strategjik për zhvillimin e zgjidhjeve progresive për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut dhe rajoni fjalim pati ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Në ngjarje, siç kumtoi MPJ, marrin pjesë një numër i madh i diplomatëve dhe përfaqësuesve të sektorit qeveritar dhe joqeveritar nga Evropa dhe Amerika.
Në mesin e tyre në darkë morën pjesë ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson dhe Dejmon Uillson nga Këshilli atlantik i cili do ta udhëheq diskutimin joformal. .