Filloi fushata intenzive promovuese në shkollat e mesme në gjithë vendin

REKTORI I UNT-SE PROF.DR. IZET ZEQIRI PERSONALISHT PROMOVOI UNT-NE NEPER SHKOLLAT E MESME TE SHKUPIT

Marketing

Shkup, 25.04.2023 Rektori i Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof. dr.Izet Zeqiri personalisht ka udhëhequr ekipin promovues të UNT-së në shkollat e mesme, duke zhvilluar bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me maturantët të cilët i ftoi të zhvillojnë karrierën akademike, në hapësirat e reja të UNT-së në ish-kazermën Ilinden.

‘Hapja e universitetit publik në gjuhën shqipe në Shkup, është një mrekulli që duhet ta shfrytëzoni’, u tha Zeqiri maturantëve, të cilëve u prezantoi 39 programet studimore që UNT ofron në tetë fakultetet e saj.

Rektori Zeqiri informoi maturantët për përparësitë që do të kenë në kampusin e ri universitar të UNT-së, që përpos objekteve të rinovuara në hapësirë prej 6 mijë metrash katrorë, do të kenë edhe tre fakultete të reja, atë të ekonomisë, juridikut dhe shkecave humanistike, që së bashku me pesë fakultetet aktuale atë të ndërtimtarisë deh arkitekturës, informatikës, shkencave sociale, shkencave teknike dhe shkencat teknologjike, gjithësej do të ketë 8 fakultete.

Ndryshe, rektori Zeqiri është rektor i parë që viziton shkollat e mesme, dhe jo anasjeltas siç edeh është praktikë, që shkollat e mesme, respektivisht maturantët e tyre të vizitojnë universitetet.