Në Gjykatën në Veles sot filloi gjykimi i ish-kryetarit të Gjykatës Penale – Shkup, Vlladimir Pançevski.
Avokatët e tij kanë kërkuar nga këshilli gjykues të pezullohet paraburgimi pasi sipas tyre, gjykatësi Pançevski ka imunitet.
Këshilli gjykues me të cilin kryeson gjykatësja Valentina Gjeorgieva dha pauzë me qëllim që të kontrollojë nëse i është marrë imuniteti i gjykatësit Pançevski.
Pançevski duhet të përgjigjet për keqpërdorime të sistemit AKMIS.
Në seancën e fundit më 10 korrik pasi Pançevski nuk u paraqit në gjykatë, gjykatësi i ka caktuar paraburgim dhe është shpallur fletëarrestim për të. Pas pesë ditësh, më 15 korrik, Pançevski vetë është paraqitur në Burgun hetues “Shkup” në Shuto Orizare