Filloi me punë Redaksia e Posaçme e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Enciklopedisë Shqiptare

Duke u mbështetur në rregulloren e përbashkët të Enciklopedisë Shqiptare, sot (më 20 tetor
2023) u mbajt mbledhja e parë konstituive e Redaksisë së Posaçme për Maqedoninë e Veriut,
përbërja e së cilës është përfaqësuese dhe institucionale, e përcaktuar pas këshillimeve me
institucionet përkatëse universitare-kërkimore shqiptare në RMV. Redaksia e Posaçme e RMV-së
do të jetë në këtë përbërje: Dr. Aziz Pollozhani – redaktor përgjegjës, Dr. Fatmir Sulejmani –
anëtar i redaksisë, Dr. Fehari Ramadani – anëtar i redaksisë, Dr. Zeqirija Ibrahimi – anëtar dhe
Dr. Dita Starova – anëtare.

Marketing

Në këtë takim ishte e pranishme edhe anëtarja e Redaksisë Qendrore të ESH-së, Dr. Valbona
Toska.

Gjate mbledhjes është diskutuar mënyra e organizimit të punës së redaksisë se Maqedonisë së
Veriut, krijimi i fjalësit që do të përmbajë nocione (artikuj) që kanë të bëjnë me Maqedoninë e
Veriut, si dhe bashkëpunimi me institucione dhe individë relevantë për mbarëvajtjen e kësaj
veprimtarie.

Enciklopedia Shqiptare është një projekt madhor i ndërmarrë nga Republika e Shqipërisë dhe
Republika e Kosovës, përkatësisht nga dy akademitë e shkencave të këtyre shteteve, në të cilin
do ta përfshihet e gjithë bota shqiptare.