Filloi pastrimi i kanaleve të shkatërruara gjatë vërshimeve në vitin 2016

Kanali kryesor në fshatin Straçincë të Komunës së Gazi Babës që u shkatërrua tërësisht gjatë vërshimeve që kaploi këtë pjesë të kryeqendrës në vitin 2016.

Marketing

Drejtori i SH.A. Ekonomizim me Ujrat Ilmi Selami dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Gjorgjievski në fillimin e punimeve theksuan se do të pastrohen të gjitha kanalet e shkatërruara gjatë vërshimeve dy vite më parë.

Gjithashtu ata potencuan se pastrimi i kanaleve do të përfundojë deri në përfundim të sezonit veror.

Ndryshe gjatë vërshimeve në vitin 2016 në Shkup e rrethin u shkaktua dëm i madh material si dhe viktima në njerëz. Më shumë dëme pësoi vendbanimi Hasanbeg si dhe vendbanimet tjera në afërsi.