Filloi pastrimi i lindanit, Nuredini: Procesi përgatitor ishte shumë i gjatë, duheshin hulumtime të detajuara!

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini ka shënuar sot nisjen e pastrimit të pastrimit të lindanit të deponuar në ish kompaninë OHIS.

Marketing

Ka deklaruar, se faza përgatitore ka marrë shumë kohë, pasi duheshin të realizoheshin hulumtime të detajuara dhe të pajiset me aparaturë laboratori i Institutit të Kimisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.

“Sot marrim pjesë në fillimin e pastrimit të lindanit të deponuar. Procesi përgatitor zgjati shumë, por ballafaqimi me këto burime dhe revitalizimi i tyre kërkon hulumtime të detajuara të vetë deponive, përcaktimi i vlerës së rrezikut, realizim të trajnimeve për profesionalizimin e të përfshirëve, sigurim i pajisjeve shtesë laboratorike për ndjekjen e ndikimit ndaj mjedisit jetësor gjatë procesit të cilin e promovuam jo shumë kohë më parë, në Institutin e Kimisë në FShM-së”, tha Nuredini, transmeton TV21.

Lindani do të pastrohet nga kompania “Poli Eko”, ndërkaq plani parasheh që lindani të eksportohet në Francë, ndërkaq në Holandë do të analizohet toka e kontaminuar.

“Deri në fillim të vitit të ardhshëm duhet të largohen sasia e parë prej rreth 700 tonësh tokë e kontaminuar”, shtoi Nuredini.

Marketing