Filloi përzgjedhja e anëtarëve të antikorrupsionit, në garë mbeten 58 persona

Nga rreth 60 kandidat të paraqitur në konkurs, 58 kanë mbetur në kombinim për 7 vendet e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Një kandidat ka tërhequr vullnetarisht dokumentacionin, ndërsa 21 kandidat janë eliminuar për shkak të dokumentacionit të pakompletuar dhe arsimimit jo adekuat. Këtë e njoftoi sot deputeti Muhamed Zeqiri, i cili u zgjodh kryetar i Komisionit për selektim ku menjëherë pas konstituimit janë shqyrtuar edhe kandidaturat e paraqitura gjatë afatit ligjor.

Marketing

Kryetari i komisionit për selektim tha se do të punojnë edhe gjatë ditëve të fundjavës dhe nesër do të shqyrtojnë edhe kandidaturat e tjera të ngelura për të konfirmuar nëse të gjithë i plotësojnë kushtet për intervistim. Më pas do të zhvillohen intervistat në servisin publik, ndërsa deri më 6 shkurt pritet të përfundojnë të gjitha procedurat e këtij komisioni. Më pas lista përfundimtare e kandidatëve që kanë kaluar të gjitha filtrat e selektimit, do t’i propozohet komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërim si dhe Kuvendit për miratim./Shenja/