Filloi rikonstruimi i infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë të Çairit, janë siguruar mbi 1 milionë euro

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubin, ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshin, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredinin, deputetë të zonës dhe me qytetarë, sot shënuan fillimin e punimeve për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë.

Marketing

Rikonstruimi do të zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza.

Mjetet janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes alokimit të mjeteve të TAV. Ndërsa shuma e siguruar është mbi 1 milionë euro.

Me këtë projekt filloi rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit në rrugët: “Prohor Pçinski”, “Stojko Jovanovski”, “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), “Maksud Sadik“, “7 Korriku”, në lagjen Seravë, Sauk Çeshma 1 dhe 2; Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit do të bëhet edhe në rrugët: “Lekë Dugagjini”(“Pere Toshev”) nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Klinska Lesi” në lagjen Seravë.

Ndërkaq rikonstruimi i kanalizimit ekzistues dhe ujërave fekale do të bëhet në rrugët: “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), “Klinska Lesi“ dhe në rrugën “Kovaçka” në Lagjen Seravë, sikurse edhe në rrugët “Ahmet Hajdari” (“Stojna Stevkova”), “Rifat Burxheviq” nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Serava” në Komunën Çairit.

Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit. Përkujtojmë se tanimë Komuna e Çairit ka siguruar edhe 40 milionë denarë të tjera për implementimin e projektit të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët Dizhon 15, 17, 19, 21, 23 dhe 23 A. Marrëveshja është nënshkruar me Ministrinë e Financave, ndërsa këto mjete janë nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2 . Më 6 shtator bëhet hapja e shpalljes publike për zgjedhjen e operatorit ekonomik për kryerjen e punimeve për këtë projekt.

Ndërkohë, një muaj më parë filloi edhe rikonstruimi i plotë i rrjetit të ujësjellësit edhe në katër rrugë të tjera të Lagjes Seravë, që do të kushtojnë mbi 300.000 euro dhe të cilat mjete janë siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.