Filloi shënimi i javës Evropiane të mobilitetit 2021

Sot, në disa komuna në vend, si dhe në të gjithë Evropën, filloi shënimi i Javës Evropiane të Mobilitetit JEM (nga 16-22 Shtator), i cili këtë vit organizohet me temën “Të sigurt dhe të shëndetshëm me mobilitet të qëndrueshëm”.

Marketing

Zgjedhja e motos së këtij viti reflektohet në vështirësitë me të cilat përballet Evropa dhe bota në vazhdën e pandemisë globale KOVID-19, por në të njëjtën kohë dërgohet një apel për ndryshime pozitive me të cilat Evropa do të luftojë me krizën shëndetësore ende të pranishme.

Si koordinatore kombëtare, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, krahas qyteteve, secili prej të cilëve është bartës dhe organizator i veçantë i aktiviteteve në zonat e tyre urbane, fton të gjithë qytetarët, OJQ -të, kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe të gjithë sektorin civil në Republikën e Maqedonisë së Veriut të bashkëngjiten në shënimin e Javës Evropiane të Mobilitetit 2021.

Njëherësh, MMJPH u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara të jetës shoqërore gjatë këtyre 7 ditëve që të ndajnë praktikat e tyre më të mira për mobilitetin urban dhe të ndërmarrin hapa dhe masa që do të sigurojnë një mjedis neutral ndaj karbonit (gjegjësisht kontinent neutral të karbonit) që është edhe qëllimi afatgjatë i Javës Evropiane të Mobilitetit.

Përkundër vështirësive dhe kufizimeve serioze të imponuara nga situata me KOVID-19, këtë vit në kuadër të JEM aktivitete dhe promovime të masave të përhershme hyrëse për lehtësimin e mjeteve alternative të transportit gjatë javës do të organizohen nga qytetet e Shkupit, Velesit, Manastirit dhe Strumicës, ndërsa pritet të bashkëngjiten edhe qytetet tjera. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor fton qytetet e tjera të aplikojnë në https://registration.mobilityweek.eu/login.php?lang=mk dhe të bashkëngjiten me aktivitetet e tyre, duke promovuar projektet e realizuara në fushën e transportit të qëndrueshëm dhe mobilitetin alternativav dhe në shënimin e 22 Shtatorit – Ditës pa automobila, natyrisht në përputhje me situatën epidemiologjike në nivel lokal dhe me respektimin e protokolleve shëndetësore në fuqi.

Sot, Qyteti i Shkupit nënshkroi solemnisht kartën për pjesëmarrje në Javën evropiane të mobilitetit, me të cilën qyteti filloi aktivitetet e tij të shumta që do të realizohen gjatë kësaj jave, deri më 22 shtator – Ditën pa automobila.

Si informacion, vitin e kaluar në Javën evropiane të mobilitetit morën pjesë 2936 qytete nga 53 vende të Evropës dhe botës me aktivitetet e tyre.