Vaksinimi falas kundër gripit sezonal me të cilin janë përfshirë persona më të moshuar të moshës mbi 65 vjet, gra shtatzëna, fëmijë të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe të sëmurë kronikë, filloi sot në qendrat për shëndet publik. Bëhet fjalë për vaksina nga prodhuesit e huaj me renome, mes të cilëve 27.000 vaksina janë nga “Mylom Abot”, ndërsa 1.000 vaksina nga “Sanofi”.
Vaksinimi zhvillohet në poliklinikat Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe në Çair prej orës 14:00 deri në 18:00. Vaksinimi në Qendrën për Shëndet Publik-Shkup do të zhvillohet edhe të shtunën prej orës 07:00 deri në 14:00.