Kështu do të duket qendra e Studeniçanit pas tetë muajsh. Pas kronikës së Tv21 punimet për ndërtimin e sheshit të Studeniçanit edhe pse me vonesë, zyrtarisht kanë filluar. “ADRA SHPKP”, është kompania e cila duhet t’i kryej të gjitha punimet për të përmbushur premtimin e parë dhe kryesor, që kryetari Azem Sadiki ua ka dhënë banorëve të këtij fshati gjatë fushatës zgjedhore.
Pas gjashtë muajve pasi që e di se si është gjendja, do të mundohem që Sheshin e Studeniçanit, ta filloj ndërtimin. Ajo do të zgjasë pak më shumë, mirëpo do ta fillojmë, pasi që projekti na ka kaluar dhe është diku 99% se do të kalon nga Banka Botërore”, Azem Sadiki, Kryetar i Komunës së Studeniçanit – click plus
Kryetari Sadiki gjatë ditës e mirëpriti ekipin e Tv21 dhe dha lajmin e shumëpritur, për nisjen e punimeve. Ai njoftoi se projekti i filluar do të kushtojë rreth 16 milion e 400 mijë denarë.
Sipas kontratës, punimet duhet të zgjasin tetë muaj, mirëpo ne jemi duke bërë një plan dinamik që fillimisht t’i rregullojmë stazat, ku do të kalojnë veturat, mandej punët anësore do t’i lëmë mbrapa. Bëjmë përpjekje maksimale që mos t’i pengojmë edhe qytetarët gjatë lëvizjeve të tyre të përditshme. Projekti sipas ofertës që ka dhënë ndërmarrja ka kushtuar diku 16.400.000 denarë afërsisht, tha Azem Sadiki, Kryetar i Komunës së Studeniçanit.
Sadiki shpreson se punët e parapara në projekt do të përfundojnë në kohë. Ndryshe, Tv21 për vonesën e ndërtimit të këtij sheshi dhe premtimin e Sadikit ka raportuar disa herë. Për dallim nga tani, Sadiki herave tjera nuk ka dashur të komentojë rastin në fjalë.