Fillon aksion masovik për pastrim gjeneral në komunen Aerodrom

Drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani, bashkë me kryetarin e komunës Aerodrom, Zlatko Marin, dhe drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Ardijan Mucha, sot lajmëruan fillimin e aksionit masovik për pastrim gjeneral të kësaj komune te qytetit.

Marketing

Aksioni do të rrjedh gjate ditëve në vijim, në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime”, dhe në kuadër të saj do të kryhet fshirje manuale dhe mekanike e të gjitha bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në tërë territorin e komunës.
Ne aksion do të marrin pjesë 100 punëtorë, ndërsa në teren do të përdoren numër i madh i mekanizimit të përgjithshëm në dispozicion: më tepër automjete komunale- fshesa, automjete për mbledhjen e mbeturinave, një automjet special-kiper, një automjet special – piaxho, një ngarkues dhe dy autocisterna.

“Gjatë disa ditëve në vijim, në bashkëpunim më NP “Parqe dhe Gjelbërime”, do të jemi të angazhuar si në bulevardet dhe rrugët e komunikacionit, ashtu edhe në rrugët e shërbimit në komunën e Aerodromit. Aksionet për pastrim gjeneral i filluam në komunën Gjorqe Petrov, dhe në bashkëpunim me kryetarin e qytetit Shilegov do të vazhdojmë në të gjitha komunat tjera.

Apelojmë deri te qytetarët të veprojnë me rregull me mbetjet e tyre dhe kësisoj të ndihmojnë ta mbajmë nivelin e higjienës dhe pastërtisë, dhe të mbrojmë mjedisin jetësor.”-deklaroi drejtori, Abdusamed Shabani.

Marketing