Fillon aplikimi për subvencione të kredisë banesore me normë të interesit prej 2,9 për qind

Qytetarët prej tani mund të aplikojnë për kushtet e breja dhe të përmirësuara për subvencionim të kredisë banesore. Me shpalljen e ndryshimeve ligjore në Gazetën zyrtare, hyjnë në fuqi normat më të ulëta të interesit prej 2,9 për qind, por edhe volitshmëri tjera si subvencion shtesë njëvjeçar prej 30 për qind për për fëmijën e lindur ose të birësuar.

Marketing

“Normat e interesit për modelin e parë, në të cilin shteti subvencion një pjesë të këstit mujor, i kemi ulur prej 3,95 në 2,9 për qind për tre vitet e para. Për vitin e katërt dhe të pestë normat i ulim prej 4,44 për qind në 3,9 për qind. Për momentin këto janë ndër normat më të ulëta të interesit për kredi banesore në treg. Ulja e normave të interesit do të thotë kursim serioz për qytetarët. Për shembull, për kredi prej 50.000 eurove, vetëm në bazë të normave qytetarët do të kursejnë 1.300 euro”, ka thënë ministri i Financave Dragan Tevdovski, kur i prezantoi kushtet e reja të përmirësuara para Asociacionit bankar të Maqedonisë, kumtoi sot Ministria e Financave.

Me ndryshimet ulet edhe norma e interesit për modelin “pjesëmarrje” theksohet në kumtesë. Në vend të normës së deritanishme prej 4,5 për qind + Euribor 6 mujor, me ndryshimet norma është 4 për qind +Euribor 6 mujor. Ky interes, nënvizohet, vlen për tërë pagesën kohore të kredisë.
“Shkojmë edhe një hap më tej për mbështetje të qytetarëve të cilët planifikojnë të formojnë ose ta rrisin familjen.

Subvencion një vjeçar të këstit mujor (kryegjëja dhe interesi) në vlerë prej 30 për qind për çdo fëmijë të lindur ose të birësuar për shfrytëzuesit e kredive të cilët do ta rrisin familjen në afat prej 10 viteve nga marrja e kredisë përmes projektit”, ka thënë ministri Tevdovski.

Propozohen edhe modele të reja të subvencionimit të cilat do të sigurojnë kushte më të mira, veçanërisht për të rinjtë. Tek modeli për blerjen e banesës për të rinjtë, në vend 50 për qind subvencione, prej tani shteti do të subvencionojë 70 për qind këst mujor (kryegjë dhe interes) në pesë vitet e para ose 70 për qind nga pjesëmarrja. Me këtë do të sigurohen subvencione më të larta për rreth 2.500 euro në krahasim me më parë.