Fillon grumbullimi i mjeteve për therjen e kurbanit

Në prag të festës së Kurban Bajramit, organizatat humanitare veç më kanë filluar aktivitetet për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar familjet që më së shumti kanë nevojë.

Marketing

“Agimi i Bamirësisë”, nga Tetova, që veprimtarinë e saj e shtrin nëpër disa qytete të Maqedonisë, ka filluar me grumbullimin e mjeteve për të siguruar mish kurbani për rreth 1000 familje që ka të regjistruara në evidencën e saj.

“Shoqata humanitare Agimi i bamirësisë edhe këtë vit vazhdon me organizimin e therjes së kurbaneve! Mishi i kurbaneve do të shpërndahet sipas listës se nevojtareve qe posedojmë ne arkivin tonë ku kap numrin mbi 1000 familje. Një ashtu do te mbajmë pjesë te mishit ne komor për projektin tone “Menza studentore” dhe do ju përgatitet studenteve tanë gjatë vitit akademik 2018-2019″, tha Ekrem Rufati, sekretar i përgjithshëm i organizatës.

Ndryshe, festa e Kurban Bajramit këtë vit është më 21 gusht (e martë).

Marketing