Fillon mbledhja e ASH-së, nuk merr pjesë Arben Fetai

Ka filluar mbledhja e Aleancës për Shqiptarët ku pritet të merret vendimi zyrtar për daljen nga qeveria.

Marketing

Në këtë takim nuk morën pjesë Arben Fetai dhe Salim Sulejmani, transmeton TV21.

Sulejmani thuhet se nuk mori pjesë për çështje personale, ndërkohë që nuk ka informacione për mospjesëmarrjen e Arben Fetait.

Kujtojmë që ditë më parë, pas një postimi në rrjetin social që bëri Fetai, u aludua që ai do të vazhdojë qëndrimin në VLEN, por nuk është konfirmuar nga vetë Fetai ose ndonjë zyrtar nga VLEN./TV21