Fillon pagesa e re e kthimit të TVSH-së

Fillon pagesa e TVSH-ja Ime për tremujorin e dytë, gjegjësisht për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2019. Rreth 197.819 qytetarëve do t’u kthehen 238.075.865 denarë.

Marketing

Këtë e kumtoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska e cila vlerësoi se masa po jep rezultate, gjegjësisht se është e popullarizuar mes qytetarëve dhe se ka rritje të pagesës së TVSH-së në periudhën pasi ka filluar të zbatohet.

Masa TVSH-ja Ime zbatohet nga 1 korriku i vitit 2019. Deri më 31 janar të vitit 2020 aplikacionin për skanimin e llogarive fiskale e kanë marrë 236.422 qytetarë, janë skanuar 66.885.228.000 llogari fiskale, me qarkullim të përgjithshëm prej 32.456.740.434 denarë, me TVSH të përgjithshme prej 3.512.634 denarë dhe kthimi prej 15 për qind është në vlerë prej 526.843.896 denarë, gjegjësisht 8.567 milionë euro.

Lukarevska tha se në përfundim me 31 dhjetorin e vitit 2019 janë paguar para 147.251 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 157.780.662 denarë dhe shtoi se ende është në vijim pagesa për tremujorin e parë për ato qytetarë të cilët kanë pasur gabime dhe kanë bërë korrigjim të llogarive të tyre të transaksionit.

“Secilit qytetarë i cili ka skanuar llogari fiskale ka të drejtë për kthimin e TVSH dhe do ta fitojnë kthimin në llogaritë e tyre fiskale”, tha Lukarevska.

Ajo shton se masa krahas kthimit të TVSH-së te qytetarët plotëson edhe qëllim tjetër, uljen e ekonomisë gri.

Vlerësoi se përmes kësaj mase jemi në bashkëpunim me qytetarët të cilët rregullisht paraqesin parregullsi lidhur mosdhënien e llogarive fiskale në linjën 198.

Ajo potencoi se gjatë kontrolleve të realizuara janë konstatuar parregullsi, siç janë mos lëshimi i llogarive fiskale, përdorimi i llogarive kompjuterike, mungesa e një sistemi fiskal rezervë të pajisjeve, si dhe mos mbajtja dhe mos regjistrimi i të dhënave në librin e raporteve financiare ditore dhe librin e urgjencave të llogarive.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se Drejtoria e të Ardhurave Publike ka bërë kontroll në kompaninë lidhur me rastin e Lila Filipovskës për shkak transaksionit prej 250.000 euro dhe kur të përfundojë tërë procedura do të kumtojnë informacione më të hollësishme.

Sa i përket rastit me inspektorin e DAP Tetovë i cili i arrestua për shkak marrjes së ryshfetit, tha se bëhet fjalë për rast të izoluar që nuk është dukuri e shpeshtë në shoqëri.

Marketing