Fillon panairi “Bli shtëpi,bli banesë”

Prej sot fillon panairi “Bli shtëpi, bli banesë”, i cili mbahet në Siti Moll Shkup. Qytetarët do të munden në një vend të marrin informacione nga Ministria e Financave, bankat që janë në projekt dhe kompanitë e ndërtimit, si të aplikojnë për Projektin për kredi të subvenconuar banesore nga shteti – “Bli shtëpi, bli banesë” që vazhdon edhe vitin e ardhshëm.
Me ndryshimet në projekt të bëra këtë vit, në mënyrë të konsiderueshme janë përmirësuar kushtet që të munden qytetarët të kenë shtëpi , me mbështetje të shtetit.
Këtë vit janë ndarë 97 kredi banesore në vlerë prej 3,6 milionë euro, ndërsa janë subvencionuar 1,1 milionë euro. Mjetet për projektin “Bli shtëpi, bli banesë” janë paraparë në Buxhetin për vitin 2020.

Marketing