Fillon procedura për zgjedhje të furnizuesit universal të energjisë elektrike

Qeveria e filloi procedurën për zgjedhje të furnizuesit universal me energji elektrike. Vendimi është sjellur në mbledhjen e sotme qeveritare, ndërsa minsitritë kompetente janë të obliguara të nominojnë anëtarë në Komisionin për zbatim të procedurës.

Marketing

Zyra e kryetarit të Qeverisë, Kabinetit të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe Ministria e Ekonomisë duhet të propozojnë nga një anëtar dhe zëvendës anëtar në Komisionin për zbatim të procedurës për zgjedhje të furnizuesit universal, ndërsa në afat prej tri ditëve nga një anëtarë dhe zëvendës të tij duhet të nominojnë edhe Komisioni rregullator për energjetikë dhe ASHAM-i.
Komisioni është i obliguar ë në afat prej 14 ditëve në Qeveri të parashtrojë konkurs publik dhe dokumentacion të tenderit.

“Për shkak të realizimit të së drejtës të gjitha amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël të furnizohen me energji elektrike me cilësi të konfirmuar sipas çmimeve të matura, qartë krahasuese, transparente dhe jodiskriminuese, Qeveria e Republikës së Maqedonisë zgjedhë furnizues universal i cili njëkohësisht do ta kryejë edhe veprimtarinë e furnizimit në rast të fundit.

Qëllimi i kësaj procedure është realizimi i së drejtës së amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël të shërbimit universal në furnizimin me energji elektrike, përkatësisht të furnizohen nga furnizuesi universal në pajtim me obligimet e konstatuara me Ligjin për energjetikë dhe rregullat për furnizim”, sqarojnë nga Qeveria.
Furnizuesi universal do të jetë i obliguar t’i furnizojë sipas çmimit të garantuar konsumatorët që nuk do të dalin në tregun e lirë.

Marketing