Fillon punë grupi koordinues për pajtim

Koordinatori i grupit të punës për integrim në kuadër të trupit për pajtim, Jovan Mitrevski, deklaroi se në mbledhjen e parë grupi është koordinuar për fazën e debatit publik përpara përpilimit të amendamenteve për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

Sipas tij, debati do të zhvillohet në Universitetet publike të vendit duke filluar nga Shkupi. Debati publik zgjat 5 ditë kurse në afat prej 3 ditës pas secilit debat Qeveria duhet të përgatisë raport.

Në bazë të debatit dhe raporteve, Qeveria do të përgatisë amendamentet me të cilat do të fillojë debati parlamentar në fazën e tretë të ndryshimeve kushtetuese.

Faza e tretë në Kuvend duhet të fillojë jo më herët se 30 ditë nga debati publik. Sipas Mitrevskit, i gjithë procesi pritet të përfundojë deri nga mesi ose fundi i janarit.