Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) sot do të fillojë me aktivitetet në terren për regjistrimin provë të popullatës, shtëpive dhe banesave.
Regjistrimi provë do të zbatohet në 32 qarqe të regjistrimit, në territorin e 13 komunave në shtet, dhe atë në Gostivar, Kisella Vodë, Zelenikovë, Shtip, Radovish, Kumanovë, Shën Nikollë, Kratovë, Prilep, Dollnen, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë.
Siç kumtoi ESHS, qëllimi bazë i regjistrimit provë është testimi i përgatitjeve metodologjike, organizuese dhe IT zgjidhjet për zbatimin e qasjes së kombinuar metodologjike në Regjistrimin e popullatës, shtëpive dhe banesave në vitin 2020.
Regjistrimi provë zbatohet jashtëzakonisht për nevoja statistikore dhe nga ai nuk do të dalin të dhëna, por vetëm informata për gatishmërinë operative-teknike të të gjitha instrumenteve për zbatim të suksesshëm të këtij operacioni më të madh statistikor në vitin 2020, thonë nga ESHS.