Pas instalimeve nëntokësore, Komuna e Gostivarit filloi me punimet për rekonstruimin i tërësishëm të pjesës së parë të rrugës Debresh – Zdunjë.
Projekti për meremetimin e rrugës Debresh – Zdunjë përfshin rekonstruim të rrugës në gjatësi prej 1.300 metrave dhe është segmenti i parë.
Segmeti i dytë përfshin ndërtimin e kanalizimit si dhe vazhdimin e rrugës deri në fshatin Zdunjë.
Funksionalizimi i plotë sipas standardeve i kësaj rruge do të lehtësojë dukshëm komunikacionin në rrugët hyrëse të qytetit.