Fillon sezoni i ri i skijimit në Kodrën e Diellit

Nga nesër zyrtarisht do të hapet sezoni i ri i skijimit në Kodrën e Diellit në Tetovë, informojnë nga Ski qendra në Kodrën e Diellit.

Marketing

Siç thuhet në njoftim, ski-ashensorët dhe teleferikët do të funksionojnë nga ora 8:45 deri në ora 15:30.

Për shkak të motit të ngrohtë sezoni i skijimit po vonon me javë të tëra, qendrat turistike në vendin tonë në humbje. Qendra e skijimit Kodra e Diellit gjatë një viti ka pasur 153 ditë me shtresë bore, ndërsa mesatarja për Mavrovën ka qenë deri më 111 ditë me shtresë të borës gjatë 12 muajve. Megjithatë, bëhet fjalë për mesataren e ditëve me shtresë bore që është matur për periudhën 1971-2000 nga ana e Drejtorisë për punët hidrometeorologjike në këto dy qendra skijimi. Nga perspektiva e tanishme, numrat e këtillë duken joreale, duke pasur parasysh faktin se qendrat dimërore-rekreative këtë vit kanë shumë vështirësi për ta hapur sezonin e skijimit dhe sporteve të tjera dimërore.