Me slloganin “Çdo llogari fiskale është e rëndësishme” nga sot fillon loja shpërblyese TVSH-ja Ime #Shpërblimi im. Qytetarët mund t’i skenojnë të gjitha llogaritë, madje edhe ato në të cilat është shprehur zero denarë TVSH, ndërsa të cilat do të marrin pjesë në lojën shpërblyese.
Fondi i shpërblimeve është gjysmë milionë euro, ndërsa do të ndahen 3852 shpërblime ditore dhe mujore në para dhe dy shpërblime kryesore.
Në bazë ditore do të ndahen katër shpërblime nga 1000 denarë, tre shpërblime nga 2000 denarë dhe tre nga 3000 denarë. Shpërblimet do të tërhiqen në mënyrë elektronike , njoftimin do ta marrin menjëherë pas skanimit të llogarisë, ndërsa qytetarët mjetet do t’i marrin në llogarinë e transaksionit.
Në nivel mujor është paraparë ndarja e 15 shpërblimeve nga 100.000 denarë. Do të marrin pjesë llogari fiskale në periudhë prej një muaji nga njëra tërheqje deri te tjetra.
Nuk do të marrin pjesë llogari fiskale që veçmë kanë qenë fitues në shpërblimin ditor, Data e tërheqjes tashmë janë publikuar, ndërsa e para do të fillojë më 4 janar, menjëherë pas tërheqjes së lotos që emitohet në televizionin Kanal 5.
Ndarja e shpërblimeve kryesore prej nga 3.000.000 denarë do të zhvillohet në emisione të posaçme më 18 mars dhe 19 dhjetor të vitit 2020.
Loja shpërblyese do të zgjasë një vit deri më 14 dhjetor të vitit 2019, ndërsa sipas ministres së Financave Nina Angellovska do të japë rezultat në uljen e ekonomisë gri .
“Qytetarët të cilët skenojnë llogari fiskale do të kenë dobi të trefishtë. Do të kenë mundësi të fitojnë një nga 3852 shpërblimet në fond të përgjithshëm prej gjysmë milionë denarë. Do të fitojnë kthim të TVSH-së dhe do të kontribuojnë në luftën kundër ekonomisë gri e cila në vendin tonë arrin një të tretën”, tha ministrja e Financave në konferencën për shtyp të cilën e paralajmëroi fillimin e lojës shpërblyese.
Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese qytetarët duhet të regjistrohen në sistemin e-Tatimi personal, të jetë shfrytëzues i TVSH Ime ku paraqitet njoftim për lojën shpërblyese dhe duhet të pranohen kushtet për pjesëmarrje.
Në vijim është pagesa e parë e kthimit të TVSH-së qytetarëve për muajt korrik, gusht dhe shtator, pasi filloi loja shpërblyese.