Fillon “Skopje Cinema City”

Muzika dhe shfaqja e saj filmike është në fokusin e programit të festivalit të katërt “Skopje Cinema City”, edicioni veror i të cilit do të mbahet prej sot deri më 10 qershor në Kinotekën e Maqedonisë. Në pesë ditët e festivalit do të shfaqen 15 filma.
Festivali do të hapet sonte prej orës 20 me filmin për kompozitorin japonez Ruiçi Sakamoto “Koda” në regji të Stiven Nomura Shible. Filmi ishte shfaqur premierë në festivalin e filmit në Venecie në vitin 2017, ndërsa pastaj edhe në Berlinalen e sivjetme. Nga ora 22 do të shfaqet filmi dokumentar “Rrëfimi për xhazin modern”.

Marketing

Dita e dytë e festivalit nesër do t’i kushtohet kompozitorit të famshëm modern, Filip Glas me filmat “Filip Glas: Duke shikuar Glasin” dhe filmin kult artistik “Kojanisatski”. Më 8 qershor do të shfaqet “Orbita Lunare” për përbërjen e famshme elektronike “The Orb”, ndërsa pastaj “Vizioni për parajsën” të Li Skreç Peri. Më 9 qershor do të shfaqen filmat për Bill Evans, i cili është një nga xhaz-pianistët më të njohur të të gjitha kohërave dhe “Buena Vista Soushall Klab, Adios”.

Në program janë edhe dy filma të regjisorit maqedonas Jordan Dukov për bendet nga Maqedonia “Lubonja” dhe “Conquering Lion“ pjesë e serialit dokubend në Telma. Në ditën përmbyllëse të festivalit, më 10 qershor, do të shfaqen “Studio Hansa përgjatë murit 1976-90“ dhe “Kobejn: Montimi i një ferri”.

Janë përfaqësuar filma për shtëpinë e njohur muzikore “Blue Note Records. “Rrëfimi për xhazin modern”, “San Ra: Vëllai i planetit tjetër”, “Bil Evans: Kujtim i një kohe” së bashku me filma të shkurtër të produksionit “Shiko Kështu” për Zoran Maxhirov dhe Dragan Gjakonovski Shpato.

Para fillimit të festivalit, sonte nga ora 19 do të ketë program para festivalit të “Skopje sinema siti”, me ekspozitë të xhaz-fotografive të fotografes Tatjana Rantasha nga xhaz-artistë të cekur nga Maqedonia nga gjenerata të ndryshme. Paralelisht me ekspozitën e saj, të quajtur “Xhazstetika e Maqedonisë-Rantasha Tatjana, fotografi”, paraqitje do të ketë edh Kuinteti i Goce Stevkovskit, themelues i Shoqatës së xhaz-muzikantëve.

Tatjana Rantasha është fotografe me renome me 15 vjet përvojë, më së shumti me fotografi skenike. Duke filluar që nga viti 2005, ajo është fotografe zyrtare për shtëpi të produksioneve si Avalon, Pasuord, MKC-koncerte, Festivali Desonanc, ndërsa në kohën e fundit më shpesh është e angazhuar për Offest dhe Xhaz-festivalin e Shkupit, si fotografe e tyre zyrtare.