Fillon takimi i liderëve që përkrahin referendumin

Ka filluar takimi i liderëve të partive politike të cilët japin përkrahje për referendumin e 30 shtatorit dhe proceset që janë në drejtim të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Marketing

Në takimin që mbahet me iniciativë të kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, marrin pjesë edhe liderët e BDI-së, PRSD-së, PDSH-së, RDM, Lidhjes Demokratike, Të Bashkuar për Maqedoni, PAE dhe Dinjiteti. Pra, në përbërje Ali Ahmeti, Tito Petkovski, Menduh Thaçi, Liljana Popovska, Pavle Trajanov, Lube Boshkovski, Fijat Canovski, Stojançe Angellov dhe të tjerë.

Temë e takimit si që kanë informuar nga LSDM është referendumi dhe qëllimi kyç politiko-shtetëror: rruga euroatlantike e Maqedonisë, prioritetet nga e cila varet e ardhmja e shtetit dhe e gjithë qytetarëve.

Para fillimit të takimit, Zaev deklaroi se janë ftuar edhe liderë të partisë të cilët kanë qëndrime pro-evropiane dhe pro-NATO dhe e përkrahin referendumin. Ai ka theksuar se Maqedonisë i nevojitet koalicion nacional lidhur me kësi çështje me rëndësi.

Marketing