Fillon tmerri i vërtetë për rusët: Bombarduesit amerikanë arrijnë në Ukrainë

Pentagoni njoftoi se rreth 90 bombardues të fuqishëm M777 kanë mbërritur me sukses në Ukrainë, këto armë janë pjesë e pakos disa miliardë ndihma ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, tani ukrainasit kanë në dorë armë shumë të fuqishme dhe si rezultat i kësaj edhe situata në teren do të filloj të ndryshojë, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha gjithashtu se rreth 60% e 144,000 granatave të bombarduesit iu dorëzuan forcave të Kievit.

Shtetet e Bashkuara po trajnojnë ushtarët ukrainas për sistemet e artilerisë dhe deri më tani më shumë se 220 ushtarë ukrainas kanë përfunduar stërvitjen me bombarduesit M777, ndërsa më shumë se 150 janë ende duke u trajnuar momentalisht.

Trajnime të tjera përfshinin sistemin e radarit të mbrojtjes ajrore AN / MPQ-64 Sentinel, në të cilin 15 ushtarë ukrainas përfunduan stërvitjen, dhe 60 të tjerë përfunduan stërvitjen në transportuesin e blinduar të personelit M113, ndërsa 50 të tjerë vazhduan stërvitjen, shkruan AJB.

Pentagoni njoftoi të premten e kaluar se kishte filluar trajnimin e forcave ukrainase për sisteme të reja ushtarake në Gjermani, duke përfshirë granata hedhësit, sistemet e radarëve dhe automjetet e blinduara etj.

Trajnimi erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden njoftoi mbi 1.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën në tre javët e fundit. Ai i kërkoi Kongresit 20.4 miliardë dollarë shtesë në ndihmë të re ushtarake dhe të tjera.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kievit shumë armë për ta ndihmuar në luftën e saj kundër Ukrainës, duke përfshirë drone, municion antitank dhe anti-ajror dhe artileri të rëndë.