Filluan përgatitjet për vendosjen e numëratorit

Për momentin para “Portës triumfale” në Shkup po bëhen përgatitje për vendosjen e numëratorit, të paralajmëruar nga Kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Numëratori i vendosur në Portën Maqedonia duhet të numërojë paratë e kthyera nga keqpërdorimet e pushtetit të kaluar . Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se numëratorin do ta paguajë nga xhepi i tij dhe do t’ia japë Ministrisë së Kulturës, e cila e ka nën kompetenca portën triumfale.

Sipas kryeministrit, pas përfundimit të procesit të kthimit të parave, numëratori do të vazhdojë të masë dhe të tregojë temperaturën në qendër të Shkupit. Vendosja e një numëratori në Portën Maqedonia ishte një nga premtimet e fushatës së LSDM-së.

Marketing