Filmi ‘2 gisht mjaltë’ i kalon kufijtë e vendeve shqipfolëse

“2 gisht mjaltë” theu çdo rekord shikueshmërie në kinematë shqiptare dhe tashmë shkon përtej kufijve shqipfolës. Lajmin e ka bërë të ditur protagonistja e komedisë shqiptare, Elvana Gjata.

Marketing

Me anë të fotove të publikuara në ‘Instagram’ ajo ka treguar se shumë shpejt filmi do transmetohet në kinemat e Europës. “E keni menduar ndonjëherë se do shikonit një film shqiptar në Europë?

Mund t’ju them se është bërë realitet tani! Fillimisht në Zivcër, në 3 maj dhe më vonë në Austri, Gjermani, Hollandë, Suedi, Greqi, Mal të Zi. Shihemi atje dhe uroj ta shijoni çdo sekond të tij”,-shkruan këngëtarja e njohur.