Filmi anti-UÇK : Behaxhudin Shehapi: Për herë të parë dëgjoj për këtë

Ish-sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behaxhudin Shehapi ka reaguar lidhur me filmin, që së fundmi në opinionin publik mori hov të madh, lidhur me përmbajtjen e tij, që sipas shumë zërave në opinion bëhët fjalë për ofendim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe UÇK-së.

Marketing

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-sekretari Shehapi, më poshtë në mënyrë integrale po ua sjellim reagimin e tij.

“Jam i habitur me këtë film. Personalisht për herë të parë dëgjoj për këtë film, ku ofendohen shqiptarët dhe vlerat e UÇK-së. Por dihet se si ka funksionuar ai sistem. Ka qenë një periudhë, kur shumë projekte janë fshehur nga shqiptarët dhe kjo ka qenë e mundur veçanërisht në subjektet e mëvetësishme, siç është Agjencia e Filmit, ku nuk kemi pasur qasje se çka dhe si punohet atje.Unë, personalisht, e dënoj këtë projekt filmik të kësaj agjencie dhe kërkoj urgjentisht që, ata që e kanë prodhuar dhe lejuar këtë projekt të përgjigjen. Ndërkaq, sa i përket filmit, ai patjetër të hiqet nga emetimi në publik.”

Marketing