Filmi bëhet realitet, plagoset në Gaza aktori i “Fauda”

Lufta në Gaza ka shkaktaur më shumë se 23 mijë viktima sipas të dhënave nga intitucionet e drejtuara nga Hamasi.

Marketing

Ndërkohë, nga ana e Izraelit kanë vdekur rreth 1 300 persona pas sulmit të Hamasit, si edhe rreth 200 ushtarë,ndërkohë që numri i të plagosurve është i madh.

Mes të plagosurve rezulton edhe aktori izraelit Idan Amedi, i cili kishte dalë vullnetar për të shkuar në Gaza ku edhe ka marrë plagë të rënda.

35 vjeçari është në gjendje kritike në ICU në Qendrën Mjekësore Sheba Tel Hashomer pranë Tel Avivit, tha një zëdhënës i spitalit sipas CNN.

Amedi ka luajtur në serialin “Fauda”, si pjesë e një skuadre të forcave speciale që ndiqte terroristët.

Amedi, i cili është me origjinë kurde, fitoi famë në vitet 2010 si kantautor përpara se t’i bashkohej kastit të “Fauda” në 2017.

Marketing