Filmi nga Maqedonia “Noneyland” triumfoi në konkurrencën për filma dokumentar në SHBA

Me fitore në tre kategori filmi nga Maqedonia “Noneyland” me regji të Lubo Stefanov dhe Tamara Kotevskës triumfoi në konkurrencën për filma dokumentar, nga e gjithë bota në festivalin amerikan të filmit “Sundance”.

Marketing

Në ceremoninë që u mbajt në Park City, Juta të SHBA-ve filmi “Honeyland” e fitoi çmimin e madh të jurisë (Grand jury prize) për film më të mirë dokumentar, ndërsa kameramanëve Fehmi Daut dhe Samir Luta iu dha çmimi për kinomatografi më të mirë.

Filmi dokumentar fitoi edhe mirënjohje speciale nga juria për ndikim për ndryshim (Special jury award for impact for change). Honeyland ishte në konkurrencë zyrtare në filmin më prestigjioz amerikan për filma të pavarur “Sundance” në kategori me 11 filma dokumentarë nga e gjithë bota.

Marketing