Filmi shqiptar “Cold November” tani është pjesë e platformës gjigante të transmetimit Netflix.
Lajmin e mirë e ndau edhe Adriana Matoshi që ka rolin protagonist në këtë film.
“Miqt e mi, nje lajm shume te mire du me nda me ju. Nje nga filmat qe kam luajtur njerin prej roleve kryesore tani keni mundesine me pa ne NETFLIX. Urime Ismet Sijarina Fatmir Spahiu Bufi Kushtrim Hoxha. COLD NOVEMBER”, shkroi ajo në postimin e saj në Instagram.