Reshjet në Kosovë kanë shkaktuar dëme si zakonisht. Në fshatin Klladernicë të Skenderajt, një banor aty ka filmuar dheun derisa po rrëshqiste si rezultat i kohezionit të dobët.
Një video që tashmë është bërë virale në facebook shihet se si rrëshqet dheu si rezultat i reshjeve.
Përveç vërshimeve të ujit që janë shkaktuar në disa pjesë të qytetit dhe fshatrave të Mitrovicës, probleme janë paraqitur edhe me shembje të dheut.
Në fotografitë e siguruara nga Jepi zë, shihet se një pjesë e dheut në fshatin Frashër ka rreshqitur.
Sipas banorëve kjo rreshiqtje e dheut ua ka rrezikuar shtëpitë dhe pronat e tyre.
Ndryshe, sot është raportuar edhe për një rrëshqitje të dheut edhe pranë tunelit në lagjen Bair.