Finalja e Ligës së Kampionëve në këmbët e Ronaldos dhe Salah

Të gjithë prozhektorët do të jenë të fokusuar mbi dy lojtarë yje, të cilët në mënyrën më të mirë përfaqësojnë frymën sulmuese të Real Madrid dhe Liverpool. Përtej numrave, shumë të ekuilibruar, në finalen e Kievit do të përballen edhe hierarkitë respektive të Cristiano Ronaldos së stërkonfimuar në Champions me ambiciet dhe aspiratat e egjiptianit Mohamed Salah.

Marketing

Nëse Real Madridi dhe Liverpool kanë natyra të ndryshme të të luajturit, finalja e Champions-it, sonte në Kiev, premton të jetë një monument për futbollin sulmues. Në radhët e dy skuadrave janë katër shënuesit më të mirë: Ronaldo, Salah, Firmino dhe Mané.

Mbi pjesën tjetër janë dy emra, që përfaqësojnë frymën ofensive dhe finalizuese të dy palëve. Në njërën anë, Cristiano Ronaldo, i vendosur për të mbajtur lart dashurinë e tij me këtë kompeticion (ka shënuar 15 gola në Europë, këtë sezon).

Në sezonin e përgjithshëm, portugezi ka 44 gola, interesant, po aq shumë sa ato të akumuluar nga egjiptiani i Liverpool, Mohamed Salah. Ky i fundit mundi rekordin e golave të një sezoni në Premier League (32 gola në 38 javë kampionat).

Ai ka shënuar një rekord prej 10 golash në Ligën e Kampionëve dhe në veçanti me ndjenjën e të qenit jo sulmues i plotë, por krahu. Teorikisht, ai është i shoqëruar mjaft mirë në repartin ofensiv, sepse të dy të tjerët: Firmino (10 gola në Champions) dhe Mané (9 gola) kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm.

Nga ajo që nuk ka dyshim është ambicia e tij: është finalja e parë e Ligës së Kampionëve për egjiptianin dhe dëshiron ta fitojë atë. Ashtu si portugezi, Salah i ka ndryshuar zakonet e tij në ditët e fundit. Nëse CR7 ka ndjekur një dietë të fortë e të veçantë, Salah po agjëron për Ramazan, edhe pse nga Liverpool thonë se kjo nuk do të ndikojë në lojën e tij.

Marketing