Sot fillon faza çerekfinale e Euro 2024 me dy sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme.
Gjermania, organizatore e eventit, do të përballet me Spanjën, teksa sfida tjetër është Francë-Portugali.
Bilanci i ndeshjeve Spanjë-Gjermani, përfshirë miqësoret, është si më poshtë: tetë fitore spanjolle, nëntë barazime dhe nëntë fitore gjermane në 26 ndeshje.
Në ndeshjet zyrtare: katër fitore për Spanjën, katër barazime dhe katër fitore për Gjermaninë.
Kujtojmë se Spanja nuk ka humbur në një ndeshje zyrtare kundër Gjermanisë që nga viti 1988.
Të dyja ekipet kanë rreshtuar yjet në fushë duke filluar nga Rodri, Pedri, Yamal e Nico Williams për Spanjën dhe Musiala, Kroos e Kimmich për gjermanët.
Formacionet:
Gjermania: Neuer, Kimmich, Rüdiger, Tah, Kimmich, Kroos, Emre Can, Gündogan, Musiala, Sané, Havertz
Spanja: Unai Simón, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Pedri, Fabián, Lamine, Nico Williams, Morata.