Finalja e Ligës Europa në këtë sezon do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, aty ku përball do të jenë Çellsi dhe Arsenali. Dy skuadrat londineze, do të duhet të bëjnë një udhëtim prej 9 mijë km në sistem vajtja-ardhje për të luajtur këtë finale dhe më shumë se për klubet, është edhe një problem për tifozët. Në lidhje me këtë është pyetur edhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop i cili do të jetë në finalen e Madridit për Ligën e Kampionëve. Ai e ka konsideruar një vendim absurd faktin që finalja e Ligës së Europës të do të luhet në një vend aq të largët sa Azerbajxhani.
“Të shkosh deri në Baku për finalen e Ligës së Europës, më duket diçka me të vërtetë shumë absurde. Zotërinjtë të cilët kanë vendosur që ta çojnë finalen në atë vend, nuk e di se çfarë hanë për mëngjes. Çdo zgjedhje që bëhet, duhet të ketë një arsye që të bëhet”, u shpreh Klop duke dalë në këtë mënyrë kundër zgjedhjes se UEFA-s.”