Financial Times: Gruevski s’ka shansë të marrë azil politik!

Politika e azilit në Hungari është në qendër të vëmendjes përsëri – por këtë herë jo për shkak të gardhit të saj kufitare apo debatet me Brukselin rreth të drejtave të emigrantëve, por për shkak se i dënuari ish-kryeministër i Maqedonisë ka kërkuar mbrojtje, shkruan Financial Times, në artikullin që u pëkthye dhe u përshtat nga Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”.

Marketing

Të martën, Nikolla Gruevski në Facebook njoftoi se kishte arritur në Budapest dhe ka kërkuar azil në Hungari, pas marrjes së “kërcënime të panumërta” për jetën e tij gjatë ditëve të fundit.

Zyra e kryeministrit hungarez Viktor Orban ka konfirmuar të mërkurën se Gruevski kishte kërkuar azil, duke thënë se “për arsye sigurie”, kërkesa e tij do të dëgjohet në Budapest.

“Qeveria e Maqedonisë është një partner i Hungarisë në marrëdhëniet ndërshtetërore, dhe për këtë arsye ne në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane, dhe ne e konsiderojmë kërkesën për azil të ish-kryeministrit maqedonas që të jetë vetëm një çështje ligjore”, tha zyra e Orbanit nëpërmjet një deklarate.

Si do të jetë përgjigja e kryeministrit Orban për ardhjen Gruevski do të jetë një tjetër provë e aftësisë së tij për të “lundruar” një linjën në mes të qëndrimit brenda kufijve politik të Evropës dhe për të sfiduar Brukselin. BE-ja ka investuar mjaft në aspektin politik për të sjelljë Shkupin më afër Brukselit, duke përfshirë edhe krijimin e Prokurorisë Special, e cila në muajin maj arriti t ëfitojë lëndën me dënim prej dy-viteve burg për Gruevskin.

Këtë javë Gruevski duhej të fillonte të vuante dënimin me burg për shpërdorim detyre. Kur ai nuk pranoi njëgjë të tillë, prokurorët maqedonas lëshuan një urdhër për arrestimin e tij.

“Të shohësh Nikolla Gruevskin ulur në Budapest nën mbrojtjen e Orbanit është një shuplakë në fytyrë për të gjithë ata që u angazhuan për transformimin e vendit dhe për të përforcuar drejtësinë” tha një zyrtar evropian, i cili ka njohuri me përpjekjet e Maqedonisë për reformën në vitet e fundit .

Nikola Dimitrov, ministër i jashtëm i Maqedonisë, i tha “Financial Times” se ideja se zoti Gruevski mund të kërkojnë strehim në një vend ku sundon ligji është “e pamundur të përtypet”.

Një investigim i publikuar në maj të këtij viti ka konfirmuar se pasi që VMRO-DPMNE e humbi pushtetin, njerëz të afërt me partinë e Orbanit kishin filluar të blejnë aksione në mediat maqedonase të afërta me VMRO-në. Gruevski dhe Orban gjithashtu ndajnë një kundërshtim për filantropin hungarezo-amerikan, miliarderin George Soros.

Shumë pyetje mbeten për mënyrën se si Gruevski arriti Hungarinë sepse pasaporta e tij u konfiskua vitin e kaluar nga autoritetet maqedonase.

Kritikët e zotit Orban ishin të shpejtë për të pyetur nëse ligjet e azilit të Hungarisë, të ashpërsuara pas fluksit të refugjatëve dhe emigrantëve në vitin 2015 që përdorin rrugën ballkanike nga Turqia në Hungari nëpërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, do të zbatohet edhe për Gruevskin. Ndër ndryshimet kryesore ishte se Maqedonia u rendit si vend i sigurt.

“Sipas rregullave normale, nuk ka gjasa që një shtetas i Maqedonisë, një individ i ikur me një dënim prej dy vjetëve burg, për një krim jo-politik, do të mund të marrë azil në Hungari, sepse ai vjen nga një vend i sigurt “, tha Marta Pardavi, eksperte për azil në Komitetin Hungarez të Helsinkit.

Peter Kreko, nga “Political Capital”, një think-tank në Budapest, ka thënë se: “Dhënia e azilit për një politikan të dënuar në Ballkanin Perëndimor do të jetë shumë e vështirë për ta shpjeguar në nivelin diplomatik”.

Avokati i Gruevskit nuk pranoi të komentojë asgjë.

Peter Szijjarto, ministri i jashtëm i Hungarisë u tha mediave të mërkurën se nuk ka dëgjuar asgjë nga homologët e tij në Evropë asgjë për këtë çështj.

Ana Petrusheva, drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese në Maqedoni, tha: “Unë dyshoj se zoti Gruevski do të shkonte në Budapest nëse nuk do të merrte garanci se ai do të ketë mbrojtje të sigurtë”, tha Ana Petrusheva.

Ajo shtoi: “A do të qëndrojë BE duarkryq duke pretenduar kjo është një çështje krejtësisht hungareze?”

* Artikulli është pëkthyer dhe përshtatur nga Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”

Marketing