Financial Times: Viktimat nga Kovid-19 janë 60% më shumë nga sa raportohen

Prestigjozia britanike, “Financial Times”, deklaron se vdekjet nga koronavirusi në nivel global mund të jenë 60% më shumë nga ato që llogariten në statistikat zyrtare.

Marketing

Sipas një analize të kryer në 14 shtete të goditura nga pandemia, mes të cilave edhe Italia, ku krahasohen të dhënat e vdekjeve të ndodhura mes marsit dhe prillit të këtij viti, me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, “Financial Times” arrin në përfundimin se Covid-19 mund të ketë marrë 122 000 jetë njerëzish më shumë nga 77 000 që janë deklaruar në shtetet e marra nën shqyrtim.

Mbi bazë të projeksioneve të ekspertëve të shifrave në të gjithë botën, viktimat mund të jenë 318 000. Në të gjitha vendet e analizuara, përjashtuar Danimarkën, numri i vdekjeve nga marsi në prill të 2020, e ka tejkaluar bindshëm mesataren historike; në Itali 90%, në Belgjikë 60%, në Spanjë 51%, në Vendet e Ulëta 42% dhe në Francë 34%.

Ndërkaq zyrtarisht, sipas të dhënave të përditësuara të Universitetit John Hopkins, numri i të infektuarve nga Covid-19 në të gjithë botën i afrohet 3 milionëshit, ndërsa numërohen mbi 206 mijë viktima.

Marketing