Firma zëvendëson 90% të punonjësve me robotë

Shefi ekzekutiv i një projekti elektronik indian ka pushuar nga puna 90% të stafit mbështetës të kompanisë, duke i zëvendësuar me robotë të programuar kompjuterik të inteligjencës artificiale. Sumit Shah, themelues dhe CEO i kompanisë së tregtisë elektronike me bazë në Indi, tha se roboti u ndërtua nga një prej ekspertëve të të dhënave të firmës dhe se mund t’u përgjigjet pyetjeve fillestare menjëherë, krahasuar me stafin human që merr mesatarisht një minutë dhe 44 sekonda për një përgjigje. Sipas Shah, edhe koha e marrë për të zgjidhur problemin e një klienti gjithashtu ka rënë me pothuajse 98%. Kjo do të thotë se nga dy orë e 13 minuta që i duhej stafit për zgjidhjen e problemit, është minimizuar në tre minuta e 12 sekonda që i duhet robotit të inteligjencës artificiale. CEO i kompanisë elektronike indiane që është themeluar në vitin 2020, u shpreh se pushimet nga puna ishin të vështira por të nevojshme, në një kohë kur ndikimi I inteligjencës artificiale po përhapet me shpejtësi. Në mars, analistët në bankën e investimeve Goldman Sachs parashikuan se 300 milionë vende pune mund të humbasin ose zëvendësohen nga inteligjenca artificiale në mbarë botën, veçanërisht në fusha të tilla si administrata, shërbimet ligjore, arkitektura dhe inxhinieria.

Marketing

 

 

Marketing