Fishekzjarrët në ditë zie, Policia: Janë privuar nga liria dy 18-vjeçarë nga Shkupi, kishin festë për ditëlindje

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy perona nga Shkupi janë privuar nga liria pasi gjatë mbrëmjes së djeshme nuk është respektuar vendimi i qeverisë për 7 ditë zie për nder të 59 viktimave të tragjedisë në Koçan, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se personat e ndaluar janë dy 18-vjeçarë.

“Më 19 mars 2025, rreth orës 21:25, SPB-Shkup ka marrë njoftim se në parkun e qytetit në Shkup ka fishekzjarrë dhe se nuk respektohet vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie. Menjëherë nga ana e zyrtarëve policorë të SPB-Shkup është konstatuar se në një objekt hoteliere në parkun e qytetit është organizuar një festë e ditëlindjes, ku M.F. (18) dhe M.F. (18), të dy nga Shkupi, kanë ndezur fishekzjarrët. Ata janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në Stacion të Policisë lidhje me nenin 387 të Kodit Penal dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Marketing