Ndonëse ka kaluar disa muaj që janë ndarë, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla mbeten dy nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Ky i fundit ka dhënë dhe një intervistë sot, ku deklaruar ndër të tjera se nuk ka dëshirë të njihet si partneri i këngëtares, pasi është një biznesmen i suksesshëm.
“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet Belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”, u shpreh Fisniku.
Sakaq, ai ka theksuar se nuk ruan më asnjë raport ose kontakt me Fjollën, duke lënë të kuptohet se gjithsecili ka vazhduar rrugën e tij.